FOTO/ Rivaliteti historik, shtatë klasiket më të bukura mes Gjermanisë dhe Anglisë

Anglia viziton Gjermaninë sot në “Allianz Arena” duke rikthyer një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit europian. Ishullorët i mundën teutonët në duelin e fundit në “Euro 2020” verën e shkuar, në sfidën e parë me eliminim direkt që prej finales së Botërorit 1966. Mes këtyre viteve “Pancerat” kanë dominuar, pavarësisht se Anglia shkroi historinë me një fitore të famshme në kualifikuesen e Botërorit 2002.

gjermani - angli

FINALJA E 1966 – Ndeshja më e rëndësishme e historisë së Anglisë ishte ajo kundër Gjermanisë Perëndimore në finalen e Botërorit 1966 fituar 4-2 në “Wembley”. Helmut Haler kaloi Gjermaninë në avantazh përpara se Xhef Hërst dhe Martin Piters të përmbysnin rezultatin. Nëse Volfgang Veber nuk do të kishte shënuar në minutën e 89- të, Anglia do të kishte triumfuar 2-1 pa ndodhur episodet dramatike në shtesë. Hërst shënoi dy herë pas kohës së rregullt, me golin e parë që u gjykua se e kishte kaluar vijën fatale në një epokë kur teknologjia ishte luks, ndërsa ai vulosi tregolëshin e parë në historinë e një finaleje të Botërorit.

angli gjermani

ÇEREKFINALE 1970 – Gjermania Perëndimore u hakmor 4 vite më vonë kur përmbysi disavantazhin 2-0 ndaj Anglisë në çerekfinale. Alan Mjullëri dhe Piters kaluan “Luanët” në avantazh, por një gabim i portierit Piter Boneti i lejoi Franc Bekenbauerit dhe Uve Zelerit që ta dërgonin ndeshjen në shtesë. Hërstit iu anulua një gol, ndërsa Gerd Myler shënoi golin e 3-2 me një goditje fluturimthi.

tumblr_c091a83595d6ebd99727c802b9a2fbbe_738ec4d2_640

GJYSMËFINALE 1990 – Anglia u eliminua nga Gjermania me penallti në gjysmëfinalet e Botërorit të Italisë në 1990. Ndeshja përfundoi 1-1. Për Gjermaninë shënoi Andreas Brehme me një goditje dënimi të devijuar, përpara se 10 minuta nga fundi Geri Lineker të barazonte. Në folklorin e asaj ndeshjeje hynë lotët e Pol Gaskoinit dhe reagimi i Linekerit në stol, pasi ai karton i verdhë do ta skualifikonte mesfushorin nga finalja. Por pengun ia kursyen shokët e skuadrës Stjuart Pirs dhe Kris Uadëll, të cilët gabuan nga pika e bardhë dhe Gjermania shkoi në finale, atje ku mundi Argjentinën.

1990

GJYSMËFINALE 1996 – Një tjetër duel i vendosur me penallti në gjysmëfinalet e një turneu, këtë herë në “Euro 1996” në Angli. Vendësit vinin të karikuar pasi kishin mundur 4-1 Holandën në grup dhe në çerekfinale eliminonin me penallti Spanjën. Alan Shirer u shënoi gjermanëve në minutën e 3-të, por Shtefan Kunc barazoi 13 minuta më vonë. Garet Sauthgejt ishte njeriu që humbi penalltinë vendimtare këtë herë.

1996

KUALIFIKUESE 2002 – Një prej fitoreve më të bujshme të Anglisë në një ndeshje kualifikuese të Botërorit ishte kur skuadra e Sven-Goran Eriksonit i shënoi 5 gola Gjermanisë në shtëpinë e saj në 2001. Karsten Janker kaloi vendësit në avantazh, por Majkëll Ouen, i cili atë vit fitoi “Topin e Artë”, shënoi një tripletë. Ndërsa golat e tjerë i shënuan shokët e tjerë të skuadrës së Liverpulit, Stiven Xherrard dhe Emil Heski. Por Anglia u kualifikua në Botërorin e Japonisë dhe Koresë së Jugut përmes një goli të vonë me goditje dënimi të Dejvid Bekhamit ndaj Greqisë. Gjermania që shkoi në Botëror përmes “play off”-it, mbërriti deri në finale, të cilën e humbi me Brazilin.

gjermani angli

BOTËRORI 2010 – Një ndeshje që ndryshoi historinë e futbollit pasi goditja e Frenk Lampardit kaloi vijën fatale të Nojerit, por nuk u pa nga askush, solli diskutimin e futjes së teknologjisë në fushë disa vite më vonë. Ai gol do ta kishte dërguar rezultatin në 2-2 në duelin e 1/8-ave, por ai mbeti 2-1 dhe Gjermania fitoi 4-1 në fund. Ajo ndeshje në Afrikën e Jugut u bë e famshme edhe për momentin kur Garet Berri e bëri Mesut Ozilin të dukej si Usain Bolt.

lampard nojer

“EURO 2020” – Anglia më në fund e mundi Gjermaninë në një ndeshje me eliminim direkt të një turneu për herë të pas 55 vitesh në 1/8-at e “Euro 2020” (luajtur në 2021) në “Wembley”. Sterling kaloi vendësit në avantazh pas krosimit të Ljuk Shout ndërsa Herri Kejn dyfishoi pas një asisti të Grilishit. 40 mijë tifozët anglezë ishin në delir, por në finale Italia u rrëmbeu trofeun me penallti.

2020

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×