
Oda e Avokatëve të Zakinthos ka proceduar me një notë ankese një raport të rëndësishëm për çështjen e vrasjes nga bashkëshorti të 41-vjeçares shqiptare në ishullin e njohur grek, i cili ndër të tjera i është komunikuar edhe Prokurorit të Gjykatës së Lartë .
Sipas raportit, ndonëse bashkëshorti vrasës ishte i dyshuar dhe ishte vendosur në shërbim prove, edhe pse viktima kishte mbërritur në stacionin e policisë e keqtrajtuar për të denoncuar për të dytën herë atë, oficerët jo vetëm që nuk e mbrojtën, por dyshohet se e kishin njoftuar 49-vjeçarin se ajo po e padiste sërish.
Si pasojë inati i tij ndaj nënës së fëmijëve të u shtua, duke e çuar deri në ndërmarrjen e aktit të rëndë.
Sipas raportimeve të shtypit vendas, i akuzuari-vrasës në orën 20:00 të së dielës mbrëma u gjend në shtëpi dhe filloi ta rrihte pa mëshirë bashkëshorten, duke lëshuar mbi të gjithë mllefin e tij të sëmurë.
Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte torturuar, arriti të shkonte deri në në pragun e policisë për herë të dytë dhe të ngrejë padi kundër bashkëshortit të saj.
Autoritetet po e kërkonin ende autorin në orën 22:30, kur viktima është kthyer në katin përdhesë të banesës në zonën e Tsilivit. Sipas një dëshmitari okular, bashkëshorti e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon, duke bërtitur: “do të të vras”.
Më pas, me një thikë kuzhine e ka goditur disa herë në të gjitha pjesët e trupit dhe i ka marrë jetën. Nga i njëjti raport rezulton se i njëjti autor “ishte arrestuar në të kaluarën e afërt për dhunë në familje, pasi ka rrahur bashkëshorten e tij, është dërguar në Prokurori dhe është liruar me kushtin shtrëngues, të mos afrohej pranë familjes së tij, duke i qëndruar deri në 100 metra larg”.
Në raportin e Odës së Avokatëve thuhet:
Ndërkohë, trupi i 41-vjeçares Eleonora, e cila ra e vdekur në duart e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, do të transportohet në Shqipëri. Varrimi i saj është caktuar për të premten, më 5 gusht , me familjen dhe miqtë që vajtojnë humbjen e saj.