
Emri i tij do të bëhej i njohur rreth 2 vite më parë, kur u shfaq në Parlament si deputet i ri. Me biçikletën e tij, Selami Jenisheri ishte ndër deputetët që më së shumti tërhoqi vëmendjen dhe jo pikërisht për bagazhin e tij, por për figurën e krijuar. Tashmë periudha e politikës për të ka përfunduar. Jenisheri i është rikthyer jetës së pensionistit, ku përfshihen edhe pazaret e tij të përditshme.
Por duket se ai ndonëse te të 80-tat e tij, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lëvizja me biçikletë. Në fotot e siguruara, ai shfaqet në një ditë të zakonshme, ku po merret me pazaret. Ajo që bie në sy është fakti që biçikleta që ai përdor është femrash dhe kjo dallohet lehtësisht nga ngjyra rozë që ka. Por duket se ky debat nuk bën asnjë ndryshim për ish-deputetin.
Pak kohë më parë ai ishte pjesë e mediave, ku dha dhe një intervistë me shumë detaje nga jeta e tij seksuale. Ndër të tjera, Selami Jenisheri u shpreh se nuk kishte masturbuar kurrë në jetën e tij. Deklarata e ish-deputetit bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale. Më tej, Jenisheri foli edhe për pensionin e majmë që merr tashmë pas periudhës së shkurtër si deputet. “Unë kam dalë në pension. Marr një pension prej 552 mijë lekësh. Kjo për shkak se kam punuar si mësues. 190 mijë lekë me doli pensioni i mësuesit, plus ai i Parlamentit, sot marr 552 mijë lekë. I kam të merituara”, u shpreh Selami Jenisheri.