Detajet e rënda/ Aksidenti në superstradën Lezhë-Shkodër, “Audi” u fut në parakalim të gabuar. Katër të plagosur në gjendje të rëndë, mes tyre një fëmijë

Aksidenti776

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Gazetari Elidon Ndreka konfirmon për BalkanWeb se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

Në aksident është përfshirë një fuoristrada “Mitsubish” dhe një “Audi a6”. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Pirajve. Mësohet se “Audi” me targa të Kosovës ka kryer një parakalim të gabuar duke u përplasur me makinën tjetër, që vinte në drejtim të Lezhës, për pasojë 4 persona janë plagosur rëndë.

Trafiku është bllokuar në të dy anët dhe lëvizja është devijuar në aksin e vjetër, Kallmet- Dajç.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×