“Rama ka rikthyer monizmin”, Shehi: Kjo qeveri e korruptuar, por edhe ajo e Berishës nuk kishte ndonjë shkëlqim

Rama Berisha2

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Berisha ka të drejtë kur thotë se Rama ka rikthyer monizmin dhe se qeveria aktuale i ka kaluar të gjithë sa i përket nivelit të korrupsionit.

Por sipas tij, edhe qeverisja e Berishës nuk ka shkëlqyer në këtë drejtim.  

Zheji: Berisha dukej i lehtësuar, do ketë marrë edhe sinjale. Tani ndihet që e ka fituar këtë betejë në raport me opinionin dhe në raport me ndërkombëtarët. Yuri Kim tha që në qoftë se Berisha zgjidhet kryetar i PD, ata do ndërpresin komunikimin me PD, gjë që është gjithmonë një thënie dhe jo një realitet. Berisha realizoi dy qëllime: ai ishte dominues i shumicës reale të demokratëve.

Kush ka qenë i lëkundur që ai është për rrugë të shkurtër, dje ka kuptuar që Berisha është për rrugë të gjatë. Së dyti, i tregoi ndërkombëtarëve që është lider i opozitës dhe do të trajtohet si i tillë dhe jo si një pensionist. U bëri një koncesion shumë të madh ndërkombëtarëve, sepse dje tregoi që ishte një lider opozite shumë i butë, nuk u thye asnjë gjë. Protesta ishte shumë paqësore, përjashto ndonjë britëm të ndonjë diskutuesi. Unë nuk pashë gjuhë revolucioni. Ai është në pritje të njihet si lider i opozitës.

Ishte një përgjigje edhe për skeptikët?

Zheji: Berisha nuk pranoi ndarjen e partisë, pranoi mendimet ndryshe por jo rrymat ndryshe. Ai tha vetëm: kthehuni në shtëpi. Dje u konfirmua si i zoti i shtëpisë. Se çdo ndodhë me listat e deputetëve që do vijnë më vonë, këtë nuk e dimë. Do jetë populli demokrat që do e vendosë apo edhe Berisha vetë. Nëse do ketë një falje për gabimin e bërë.

Berisha për Ramën: po nuk iku do ta heq unë. Ka të drejtë Berisha?

Shehi: Berisha ka të drejtë. Rama ka rikthyer monizmin. Për anën korruptive kjo qeveri i ka kaluar të gjitha, por nuk ishte ndonjë shkëlqim edhe qeveria e vjetër. Këta thjesht janë të korruptuar më të mëdhenj. Korrupsioni sot është vetë shteti. Kush është më e keqja për shtetin shqiptar? Kjo që thotë Berisha për çështjen e monizmit. Sot rama i vë të gjithë, përfshi edhe gjykatësit. Ky është zhgënjim. Rama ka futur duart te sistemi i drejtësisë dhe kjo është e frikshme.

Zheji: Termi “armik” është eufemizëm. Ne kemi dëgjuar edhe terma më të tmerrshëm se kaq. Protesta ishte shumë paqësore, termi “armik” ishte shumë agresiv. Sa i përket monizmit, kemi një grykësi shumë të madhe të kësaj qeverie për të kontrolluar gjithçka.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×