
Këngëtarja Rita Ora ka reaguar për herë të parë pas vlerësimit që mori nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Presidenti Begaj dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur me motivacionin; “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”(KLIKO).
Në një postim të bërë së fundmi në Instagram, Rita Ora shkruan se është një nder i madh për të marrja e titullit “Naim Frashëri”, teksa shton se ky është një moment i jetës së saj që s’do ta harrojë kurrë.
“Ka disa gjëra në jetë që nuk i harron kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreale. Unë pata nderin e madh të merrja titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Kjo është diçka që u jepet shqiptarëve dhe qytetarëve të huaj për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme në shkencë, art dhe kulturë. Faleminderit shumë nga zemra ”, ka shkruar këngëtarja.
View this post on Instagram