Sërish zjarr i qëllimshëm në Pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të mëngjesit

8787845478745

Sërish vatër në pyllëzimin e Kolonjës. Flakët pushtuan një sipërfaqe të konsiderueshme në brendësi të pyllit shumë pranë qytetit të Ersekës, ndërkaq zjarrfikësit vunë në kontroll flakët duke ruajtur kurorën e pishave. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse u përballen me flakët të cilat u përhapën ne rreth dy dynym sipërfaqe.

Është hera e katërt brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi mushkëritë e qytetit.

Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45.

Të shumta kanë qenë rastet në vend kur vatra të zjarrit janë ndezur qëllimisht nga persona të ndryshëm por ende nuk janë kapur apo identifikuar autorët e zjarreve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×