Gjendet një person i pajetë në Durrës, policia jep detajet e para

Ambulanca 600x338 1

Një 50-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete në rrugë, në lagjen nr. 17 në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, viktima është rreth 50 vjeç dhe nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se ishte endacak.

“Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, bëjnë me dije forcat blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×