Harta e re gjyqësore, ‘Ligjet’ mblidhen të mërkurën, deputetët e PD kërkojnë seancë dëgjimore me ministrin Çuçi dhe…

Harta Gjyqesore

Ditën e mërkurë do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, ku do të zhvillojë seancë dëgjimore, kërkuar nga deputetët e opozitës, për projektin e Hartës së Re Gjyqësore me disa zyrtare. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 14:00.

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi bën me dije se në seancën dëgjimore do të jetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë të Prokurorisë.

Po ashtu në sallë është thirrur dhe Avokati i Popullit si dhe përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë si dhe nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×