Rezoluta për Srebrenicës, deputeti Shehu: Votimi i parregullt, përse nuk përdoret sistemi elektronik?!

293256671 3284306761806299 5892891419065503895 N

Deputeti i PD Tritan Shehu, në një postim të bërë në Facebook, shprehet se votimi për rezolutën e Srebrenicës në Kuvendin e Shqipërisë, ishte i pa rregullt.

Sipas tij, votimi nuk ishte në përputhje me rregulloren, dhe si i tillë “duhet të bëhet ‘nul’” dhe të përsëritet siç thotë ai, në kushte normale.

Ndërkohë, Shehu shprehet se edhe pse në Kuvend ekziston prej kohësh sistemi elektronik i votimit, ai nuk është vënë në punë, gjë që sipas tij nuk garanton transparencë në kohë reale.

Postimi i plotë:

Ne Kuvendin e Shqiperise „votohet“, por nuk dihet si votohet!

Votimi per Srebrenicen ishte i pa rregullt!

U votua te enjten ajo Rezolute….thuhet qe u miratua!

U “votuan” dhe kater amendamentet e paraqitura nga Berisha dhe une per ate…thuhet qe u rrezuan!

Ishin kater amendamete esenciale per vendosjen e asaj Rezolute ne „shinat“ e kerkesave normale te nje Rezolute te tille, qe pa ato eshte shume larg realitetit, dobise, mesazhit qe duhet te percjelle.

Thuhet…., se askush nuk e di edhe sot si votuan deputetet emer per emer, gje qe eshte detyrim per tu njohur ne “kohe reale”!

Kur ne fakt nuk duhej e nuk mund te votohej Rezoluta ne teresi, pa u shpallur qofte dhe rezultati i votimit te atyre amandamenteve….kete thote rregullorja!

Kjo eshte dhe logjika e votimit…sepse qendrimi ne teresi i cdo deputeti lidhet edhe me rezultatin per cdo amendament!

Edhe ky nuk dihej kur u votua Rezoluta ne teresi!

Pra ai votim ishte i paregullt, jo ne perputhje me Regulloren.

Si tille ai duhet te behet “nul” e te perseritet ne kushte normale!

Po keshtu transparenca e votimit, njohja e publikut ne kohe reale me ate si votojne deputetet, eshte thelbesore per nje parlament demokratik.

Prandaj dhe Kuvendi i yne eshte i pajisur me nje sistem te tere elektronik votimi…

…por qe prej shume kohesh nuk perdoret, qendron i fikur!!!

Ndersa deputetet tane votojne edhe pa mbaruar debatet, me copa letrash, qe me vone numurohen diku manualisht e behen publike kur aktualiteti i tyre ka humbur plotesisht.

E theksoj, aktualiteti i tille parlamentar, si ne kete rast vlen kur rezultati ipet ne “kohe reale” emer per emer deputeti, ndryshe lindin natyrshem e plot dyshime!.

Dhe e gjithe kjo behet ne kundershtim te plote me Rregulloren, qe i permban qarte menyret e votimit, berjen e tij vetem mbas mbarimit te debateve e radhen e kryerjes ne raste te tilla amendamentesh.

Une nuk gjej asnje nga ato, te perputheshme me menyren e “sajuar” ne Kuvendin tone qellimisht e  “sui generis”, per te qene se paku jo transparente…

Dhe nderkaq i gjithe investimi i bere per votimin elektronik, qe siguron transparence ne kohe reale per cdo deputet, si ne te gjithe boten demokratike, po amortizohet pa u perdorur.

Fatkeqesisht megjithe insistimet, vazhdon te heshtet, edhe nga ata perfaqesues te “opozites” qe jane pjese e “Konferences se kryetareve”!

Pse po ndodh kjo?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×