E ardhmja e Anhel Di Marias po kthehet çdo ditë e më shumë në një telenovelë të vërtetë në merkato, me argjentinasin që duhet të marrë ende një vendim për klubin e tij të ardhshëm ku Barcelona dhe Juventusi janë dy pretendentet kryesore.
34-vjeçari ka lënë të shtangur fansat teksa është shfaqur në faqen zyrtare të “Instagramit” të klubit argjentinas Rosario Central duke pozuar me fanellën e skuadrës. Një zgjedhje kjo nga ana e drejtuesve të klubit që nuk lidhet me merkaton, por me zgjedhjen e tyre për ti dërguar sulmuesit fanellën e skuadrës, të cilën ai e ka pranuar me kënaqësi.
Di Maria e ka cilësuar prej kohësh këtë klub si skuadrën e zemrës dhe ka theksuar se dëshiron ta mbyllë karrierën aty nëse do të ketë mundësi.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…