“100 provojnë dhe dështojnë, një rikthehet”/ Berisha zbulon planin: Po s’më deshën shqiptarët në krye të qeverisë, rrëzoj Edi Ramën dhe zhvillojmë primare për Kryeministër

B0a400cf Ac06 4700 Bf3a Cf3b50908dc4

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar në emisionin “Open” se pas zgjedhjeve ku do të mundë Edi Ramën, ai do të zhvillojë një primare për kryeministër.

I pyetur nga gazetarët në studio nëse do të zhvillohet para apo pas zgjedhjeve, Berisha konfirmoi se paasi të rrëzojë nga pushtetit atë që e ka shpallur ‘armik’ do t’i ofrojë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin midis tij dhe një rivali tjetër për kryeministër.

DISKUTIMI:

Kikia: Mendoni se shqiptarët inatin dhe zemëratën ndaj Ramës do ta kthejnë në mbështetje ndaj jush.

Berisha: Keni thënë një gjë shumë të bukur se ata protestues ishin për të mbështetur Shqipërinë jo Sali Berishën. Se kurrë vendi s’ka pasur nevojë për diçka të tillë më parë.

Kikia: Mirë mo por a do votojnë për ju?

Berisha: Ata që do votojnë do kenë një alternativë të sinqertë për të luftuar problemet ku po rrokulliset vendi. Pas fitores së zgjedhjeve do bëj edhe një primare për kryeministër.

Rakipllari: E keni sanksionuar në statut këtë!

Berisha: Nëse shqiptarët mendojnë se këta e rrëzuan Edi Ramën, ndoshta mund të duan dikë tjetër për kryeministër.

Vasili: Pra ju dhe një kandidat tjetër në garë përballë jush?

Sulo: Kjo do bëhet pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve?

Berisha: Pas zgedhjeve.

Sulo: Po s’ka kuptim.

Berisha: Fitova zgjedhjet prap primare.

Kikia: Kishte një perceptim se zoti Berisha thjesht do rrëzojë Bashën se ka vënë në gjumë PD dhe ka shkelur statutin, jo të bëhej kryetar. Perceptimi tjetër është se Berisha nuk ka synim të bëhet kryeministër. Ju realisht a keni menduar se do të shkoni deri në një pikë dhe pastaj do tërhiqeni që ta çlironi edhe partinë nga makthi 35 vjeçar i Sali Berishës?

Berisha: Ajo partia po të kishte makth, u provua. 100 provojnë e dështojnë, një rikthehet. Ju me të drejtë shtroni, se ça do bëjë Sali Beriaha për t’ia lënë dikujt partinë. Ju them një gjë se rruga e vetme për një forcë politike që e çon në fitore është dorëhqeja e atij që humbet. Është praktikë konstante e të gjitha forcave demokratike të Europës. Humbe zgjedhjet, ik.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×