VIDEO/ “Për 3 javë rrëzuan qeverinë”! Berisha zbulon çfarë i kërkoi Bashës kur ishte në krye të PD: Ore, duhet të provosh…!

Basha Berishaa

Kreu i PD, Sali Berisha, zbulon bisedën me ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, Berisha tha se i ka kërkuar Bashës që të ndjekë modelin e Shkupit për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Atë që i kam thënë Bashës, do ta bëj. I kam thënë “ore shiko modeli i Shkupit”. Çfarë ndodhi në Shkup? Për tre javë u rrëzua qeveria. “Jo, s’na vijnë”, më tha. “Po, duhet ta provosh”, i thashë. Edi Rama ka bërë mbi 1715 protesta gjatë kohës sime. Por, tani protesta kur të fillojë, do të jetë non stop, në mbrojtje të një kauze të drejtë. Unë them se do të fitojmë, nuk ka asnjë diskutim. Nëse unë i jam shkas Edi Ramës, le ta bëjë 100 herë këtë. Shkaku është vota”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×