Kombëtarja shqiptare duhet të gjejë medoemos rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Izraelit për të marrë tre pikët që i duhen për t’u ngjitur në kreun e grupit në Ligën Kombeve. Një situatë mjaft e komplikuar për kuqezinjtë të cilët duhet të përmirësojnë disi raportin e tyre me golin, pasi humbasin shumë raste para portës.
Kështu, rezulton se në ndeshjen e sotme ndaj Izraelit, në formacionin titullar janë lojtarë të cilët së bashku kanë shënuar vetëm 12 herë me fanellën e Shqipërisë.
Uzuni me 4 gola është futbollisti i cili ka shënuar më shumë me fanellën e Shqipërisë mes titulalrëve, ui ndjekur nga Broja me 3. Më pas është Hysaj me 2, ndërsa Gjimshiti, Ismajli dhe Abrashi kanë shënuar nga një gol me fanellën e përfaqësueses shqiptare.
Edhe në stol ka po aq gola të shënuar me fanellën kuqezi, me Balajn i cili ka tundur rrjetën 8 herë, ndërsa Dermaku, Ramadani, Çekiçi dhe Seferi kanë shënuar nga një gol me Shqipërinë.
Arena e Lajmit

Loading…