Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, është i ftuar në studion e emisionit “Kuq e Zi”, ku foli për Kombëtaren, në prag të duelit ndaj Izraelit, i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Duro ndër të tjera u shpreh:
“Ne më para mund të kemi pasur lojtarë më cilësor se sot, po kishim ndjenjën e inferioritetit. Sot lojtarët tanë luajnë në Serinë A dhe në kampionatet më të forta në Europë.
Para 20 vitesh kur na vinin trajnerët e huaj ne e shikonim të mbivlerësuar dhe me sy tjetër, tani na janë bërë blozë fare dhe janë shumë herë nën nivelin tone. Problemi i trajnerit është se mund të futet në grop përnjëherë.
Pjesa më e madhe e lojtarëve janë produkt i Rejës. Futbolli s’ka asnjëherë siguri, themi që jemi favoritë, por mund të dalim edhe në vend të fundit. Ne jemi që kritikojmë për disa gjëra, por nuk jemi që të hiqet trajneri. Normale që jemi favoritë, por asnjëherë nuk i dihet”, deklaroi Duro.
Arena e Lajmit

Loading…