Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së bashkuar, ndërroi jetë më 8 shtator 2022 në shtëpinë në Barmoral në moshën 96 vjeçare.
Gjatë kohës së qëndrimit në fron për më shumë 70 vite, stili i saj tërhoqi jo pak vëmendje.
Nga fustanet e viteve ’50 deri te ansamblet e stilit të viteve ’80 dhe palltot shumëngjyrëshe të leshta, Mbretëresha nuk dështoi kurrë të ishte një ikonë e modës. Dikur ajo shprehej se “duhej parë për t’u besuar”, prandaj prirja e saj për ngjyrat e ndezura ishte që binte në sy në një turmë. Këtu, ne hedhim një vështrim prapa në disa nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II ndër vite.
Princesha Elizabeth dhe motra e saj, Princesha Margaret, ishin pothuajse gjithmonë të veshura njësoj ku ishin fëmijë. Për këtë portret të vitit 1936, dyshja kishin veshur fustane të bardha.Ajo mbante me krenari një uniformë gjatë shërbimit të saj të Luftës së Dytë Botërore në Shërbimin Territorial Ndihmës.Mbretëresha e ardhshme veshi një fustan martese të dizajnuar nga Norman Hartnell për t’u martuar me Princin Philip në 1947.Elizabeth II, mbante një vello të zezë ndërsa mori pjesë në funeralin e babait të saj, mbretit George VI, në 1953.Fustani i saj i kurorëzimit, i dizajnuar nga Norman Hartnell, ishte zbukuruar me simbolet kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe të vendeve të tjera ku ajo ishte bërë mbretëreshë.Ajo zgjodhi një fustan blu me fund të plotë për të takuar Presidentin John F. Kennedy dhe zonjën e parë Jackie gjatë vizitës së tyre në 1961 në Pallatin Buckingham.Madhëria e saj veshi fustanin që mbesa e saj, Princesha Beatrice, do ta rimodelonte më vonë si fustan nusërie në premierën e “Lawrence of Arabia” në 1962.Ajo mori pjesë në premierën e “Doctor Dolittle” e veshur me krahë leshi dhe kurorë në 1967.Një foto e vitit 1972 tregon Mbretëreshën me një veshje tipike në shtëpi ndërsa punonte në tryezën e saj në Balmoral, Skoci.Ajo veshi një fustan me shumë dekore së bashku me një pelerinë leshi për premierën e një shfaqjeje në West End në Londër në vitin 1973.Dikur një adhuruese e tartanit, Mbretëresha buzëqeshi për foto teksa mbante një shami dhe fund të palosur gjatë një dite jashtë në Windsor rreth vitit 1975.Mbretëresha dha një paraqitje të shkurtër të asaj që mund të kishte frymëzuar personazhin e “Harry Potter” Dolores Umbridge ndërsa kishte veshur një pelerinë rozë gjatë një ngjarjeje kalërimi të viteve 1970.Jubileu i Argjendtë i vitit 1976 i dha asaj një mundësi për të nxjerrë një fustan të ri të mrekullueshëm dhe ikonik.Elisabeth II kishte veshur një fustan të bukur bruz dhe një kapelë të së njejtës teksa ndau një moment të ëmbël me Princeshën Diana në ditën e saj të dasmës.Një nga kapelet e saj më të njohura (dhe më të pazakonta), ngjyrë lejla me disa detaje pendësh ishte një zgjedhje e guximshme për një turne të vitit 1982 në Ishujt Solomon.Gjatë të njëjtit turne, Madhëria e Saj kishte veshur një fund me blu dhe një xhaketë të ngjashme.Madhëria e saj ndryshoi stilin e saj të zakonshëm të mbrëmjes me këtë fustan të shkumëzuar dhe me mëngë të plota për një takim me Presidentin Ronald Reagan dhe zonjën e parë, Nancy, në 1983.Ajo veshi një fustan të zi të errët për të marrë pjesë në funeralin e Princeshës Diana në 1997.Fustani “Harlequin” i mbretëreshës me ngjyra të ndezura, i mbuluar me temina, për performancën Royal Variety në 1999 është ndoshta veshja e saj më e diskutueshme e të gjitha kohërave.Është e rrallë të shohësh mbretëreshën pa një nga palltot e saj shumëngjyrëshe të markës së saj, por ajo shkoi pa xhaketë me këtë fustan lulesh me bel për një vizitë në Xhamajka në vitin 2002.Madhëria e saj dukej e gëzuar teksa kishte veshur një pallto të bardhë dhe xhevahire nga kasaforta mbretërore teksa mori pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit në 2002.E kuqe e gëzueshme dhe vjollca ishte një kombinim fitues për turin e Jubileut të Artë të Mbretëreshës.Për dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011, mbretëresha zgjodhi një pallto të verdhë dhe fustan dhe kapelë të përshtatshme.Mbretëresha ishte e njohur për dashurinë e saj për shaminë, siç tregohet këtu në një foto të dimrit të vitit 2012.Në jubileun e saj të diamantit, mbretëresha dukej plot stil me një kapele ‘pjate’ të përmbysur dhe një pallto të bardhë boucle.Për paraqitjen e saj të vitit 2016 Trooping the Color, Mbretëresha zgjodhi një pallto dhe kapelë ngjyrë të ndezur.Madhëria e saj veshi një tjetër pallto me nuancë të ndezur të jeshiles mbi një fustan lejla me lule për martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle në 2018.Ajo bashkoi një karficë diamanti të trashëguar nga gjyshja e saj me një maskë të zezë për funeralin e bashkëshortit të saj, Princit Philip.Mbretëresha debutoi një pallto dhe kapelë blu për paraqitjen e saj në jubileun Platinumit gjatë Trooping the Color në 2022.
Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas
Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.