“E di që doni pushime, se keni fëmijë e familje, por…”! Berisha i prerë me krerët e degëve: Programoni punën, protestat do jenë të pandalshme!

40fd57ca Bba7 4367 9c49 F5983e529831

Kreu i PD, Sali Berisha, paralajmëroi sërish protesta masive, deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Duke folur në një takim me krerët e degëve në Tiranë, Berisha u shpreh se protestat do të jenë të shumëllojta dhe nuk do të ndalen.

“Pse në Kosovë çmimet janë më të ulëta se te ne? Sepse Kosova ka atë që nuk e kemi ne, nuk i vjedh qytetarët si këtu. Nuk e bën askush në botë, përveç këtu, dhe që padiskutim ka interesat e tij. Duhet të flasim me komunitetin, sa të vijnë, 5, 3, 7, por të flasim me ta. A mund të vazhdojmë kështu? Protestat kur të fillojnë, nuk do të ndalen. Do të jenë forma të shumëllojta. Kjo qeveri do të ikë. Nuk mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri. Jo, jo, do të përballet me popullin. SPAK është bërë kapaku i të gjitha vjedhjeve. Ka 4-5 muaj që ka dalë çështja e inceneratorëve. Çdo ditë Erion Vleiaj, me bandën e tij merr 80 mijë dollarë në ditë nga thesari, nga taksapaguesit. Po nuk ndodh kjo. Nuk ka cinizëm më ekstrem të kësaj drejtësie ndaj qytetarëve tanë. Si mund t’ia japë paratë njerëzve në kërkim, Zotos, Gugalljes? Tallen me ne, por ne nuk do të lejojmë. Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve dhe do t’i përmbushim ato. Këtu drejtësia përdoret për të vënë kapakë”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati iu drejtua krerëve të degëve, duke iu thënë se “Ne kemi zgjidhjen, por çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e këtyre. Ndaj, kërkohet që, verë është kjo, nuk them që të mos merren pushime, sepse keni fëmijë e familje, por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen më të merituar”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×