Ish-sulmuesi i Anglisë nuk përmbahet, shpërthen ashpër kundër Mbretëreshës Elizabetë II: Pse njerëzit me ngjyrë duhet të…

sinclair elizabeth

Mbretëria e Bashkuar është në zi pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II, por duket se disa persona nuk preferojnë të vajtojnë për të.

sinclair elizabeth

Njëri prej tyre është dhe ish-sulmuesi i Anglisë, Trevor Sinkleir, i cili me anë të një postimi në “Twitter” ka ndezur një debat me mbështetësit e Mbretëreshës.

Në postimin e tij ai shkruan: “Racizmi u bë i jashtëligjshëm në Angli në vitet 60’ dhe akoma vazhdon të jetë i pranishëm, kështu që përse njerëzit me ngjyrë duhet të vajtojnë”.

asd

Shumë persona komentuan menjëherë duke i dalë kundër ish-sulmuesit të “Tre Luanëve”, duke e cilësuar postimin e tij si diçka që nuk kishte lidhje me Mbretëreshën, ose dhe si diçka që mund të mendohej, por jo të thuhej.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×