“Ne jemi përgjegjës! Rama sot do ishte në burg”, Berisha mesazh të qartë të tijve: Rruga tani është e përpjetë, por kemi vullnet të hekurt. Kemi humbur kohë, por…

Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, pak ditë pas protestës së 7 korrikut.

Kreu i PD iu drejtua të tijve duke i thënë se pas suksesit të protestës së 7 korrikut, rruga tani është e përpjetë, por ata kanë vullnet të hekurt do ta përshkojnë. Berisha tha më tej se opozita është përgjegjëse për situatën në të cilën Edi Rama ka çuar vendin , ndërsa tha se tani është koha “që t’i japin duart kësaj qeverie”.

Berisha: Sirenat e alarmit po bien në çdo familje shqiptare, të gjithë presin nga ne, çfarë përgjigje ti japim ne kësaj qeverie? Kur do ia japim duart kësaj qeverie? Kur do tu dalim zot siç duhet tu dalim, vjedhje dhe shpërdorimit t një regjimi monist?! Sa do të vazhdojmë të durojmë që shqiptarët të vizhën?! Ne jemi përgjegjës! Nëse opozita do kishte qenë në pozitën e vet, Rama do ishte në burg sot! I dënuar 50 vjet të mbledhura të gjitha bashkë. Kjo është e vërteta. Kemi humbur kohë, por u jemi mirënjohësve që besuan te opozita jonë, ne do u dalim zot. I imagjinoni ky bën gjithçka për të përbaltë emrin tonë. Ky do të na paraqesë ne si njerëz të drogës, krimit, dhe në këtë kohë në vend të mendojë si të çlirojë nga presioni i çmimeve qytetarët, mendon si të mbjellë vendin me drogë apo të legalizojë kanabisin.

Pas atij suksesi të 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë, se kështu vjen… sa më lart synojmë të ngjitemi aq më përpjetë na bëhet rruga, por ne do e përshkojmë, ju keni vullnet të hekurt.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×