VIDEO/ Pas fluksit të madh të hyrjeve në Kakavijë dhe radhës së gjatë të mjeteve, pala greke shton numrin e sporteleve

Radhe Ne Kapshtice

Si pasojë e fluksit të lartë në dalje nga pika kufitare e Kakavijës në Greqi, pala greke ka shtuar numrin e sporteleve dhe po punon me procedure të përshpejtuar për automjetet në hyrje në tokën shqiptare.

Masat erdhën pas rritjes së fluksit mëngjesin e sotëm dhe një takimi dypalësh mes drejtuesve të kufirit të të dyja palëve zhvilluar paraditen e sotme.

Mëngjesin e sotëm, në pjesën greke radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri krijuan deri në 4 km radhë të automjeteve.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se pala greke punonte vetëm me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje.

Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje. Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot ne ditën e parë të fundjavës, që korrespondon me pikun e sezonit të pushimeve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×