VIDEO/ Në delir pas golit të Realit, shihni komentimin epik të gazetarëve spanjollë në finalen e Champions-it

Mbrëmjen e 28 majit, Reali i Madridit fitoi Champions-in e 14-të në historinë e saj duke ngritur në qiellin e Parisit trofeun e madh europian për klube.

re

Finalen ndaj Liverpulit me rezultatin 0-1, e vendosi goli i Vinicius JR, i cili shënoi pas një aksioni fantastik në minutën e 59′.

Faqja zyrtare e Realit të Madridit në rrjetin social “Facebook” ka publikuar videon e golit dhe pamjen sesi komentatorët spanjollë e kanë përjetuar këtë gol të Viniciusit.

Tre komentatorët janë shfaqur në delir teksa ishin të papërmbajtshëm te goli që rezultoi vendimtar për fatin e finales së Champions-it të edicionit 2021/2022 që uli siparin në Paris më 28 maj.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×