Balla konferencë me deputetin e Bundestagut gjerman: Diskutuam për çështje me interes të dyanshëm! Ballkani i Hapur mundëson liritë e BE në rajon

14495dd1 Ca8e 404b 80af 97036e4d6f5a

Kreu i Grupit të PS Tualant Balla ka zhvilluar një komunikim për mediat pas takimit me deputetin e Bundestagut Adis Ahemtovic, u shpreh se në këtë takim u diskutua për çëshjte të interesit të dyanshëm.

Gjatë fjalës së tij Balla gjithashtu tha se Ballkani i Hapur mundëson liritë e BE në rajon.

“Kemi diskutuar për shumë çështje të interesit të dyanshëm, dhe vlerësojmë shumë procesin e Berlinit si proces që ka ndikuar pozitivisht , sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur dhe ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të sipërmarrësve dhe qytetarëve në rajonin tonë. Kujtoj që kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit”, tha Balla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×