Balla zbulon ditën: Ja kur mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare! Procesi i integrimit duhet të përshpejtohet edhe për Kosovën

Be31d3a2 9e28 4b09 9da1 2bea5894243e

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetovic.

Pas takimit Balla dhe Ahmetovic  zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, të hënën dhe të martën.

“Në Këshillin Europian përgatitjet janë gati për të hënën dhe të martën që të mbahet konferenca. Unë thash me shpresë që brenda kësaj jave një prej detyrave të shtëpisë të planit francez për Maqedoninë e Veriut të përmbushet dhe thirrja ime është që ky parakusht të plotësohet. Gjithmonë ne shqiptarët kemi një fjalë që shpresa vdes e fundit. Ftesa më shumë është për opozitën e RMV që të mbështesin marrjen në kohë të këtij vendimi .Jetojmë në një moment të vështirë në Europë dhe ky kontekst i ri kërkon vendimmarrje të rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse Scholz ka qenë i qartë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të BE të Ballkanit. Ne nuk duam as veto dhe as të pengojmë anëtarësimin e vendeve të tjera , por siç vepruam unison me sanksione kundër Rusisë kështu duhet të veprojmë edhe për këtë proces. Edhe Kosova edhe Bosnja Hercegovina duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk mund të presë më…Krahas mbajtjes së Konferencës së Parë qeveritare me RMV dhe Shqipëria BE të marrë vendim që brenda vitit Kosovës t’i liberalizohen vizat…”, tha Balla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×