14 minuta duartrokitje për “Blonde”, aktorja Ana de Armas përlotet në premierën e filmit

220909100521-ana-de-armas-venice-film-festival-0908-exlarge-169-2

Aktorja Ana de Armas u emocionua dhe shpërheu në lot në premierën e filmit biografik të Marilyn Monroe, “Blonde”, në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi mori një ovacion 14-minutësh, ku de Armas u pa duke fshirë lotët nga fytyra e saj dhe duke përqafuar të dashurin e saj, Adrien Brody.

Aktorja luan si Monroe në filmin biografik, i cili u përshtat nga romani i Joyce Carol Oates me të njëjtin emër. Brody luan bashkëshortin e saj të tretë, Arthur Miller.

Brody kishte lavdëruar më parë performancën e saj në konferencën për shtyp të filmit, duke thënë se de Armas ishte në gjendje ta transportonte atë “në një kohë dhe vend tjetër”. De Armas i tha Sunday Times të Mbretërisë së Bashkuar se roli kërkonte shumë përgatitje.

“Më u deshën nëntë muaj stërvitje dialektesh dhe disa seanca shtesë të zëvendësimit të dialogut [për të përsosur theksin]. Ishte një torturë e madhe, kaq rraskapitëse. Truri im ishte i lodhur”, tha ajo për median.

Brad Pitt, i cili është producent në film, u shfaq gjithashtu në premierë.

Blonde del në Netflix më 28 shtator.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×