“Opeli” dhe “Volkswagen” përplasen pranë fshatit Lin të Pogradecit, plagoset pasagjerja

Aksident Rrugor Naten

Një aksident me pasojë plagosjen e pasagjeres së një prej mjeteve ka ndodhur në Pogradec.

“Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç”, njofton policia.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×