Ish-futbollisti i Mançester Sitit, Shei Longan, doli jashtë kontrollit, teksa u përfshi në një skenë të dhunshme në rrugë.
34-vjeçari britanik u përfshi në një konfrontim natën vonë me një person tjetër jashtë një dyqani ushqimesh në Aberdin, te Skoci. Momenti i përleshjes së tij, u regjistrua nga një kalimtar i rrugës, teksa video u bë virale në rrjetet sociale.
pic.twitter.com/6bK9BFPqPl
— out of context aberdeen fc (@outofcontextafc) June 11, 2022
Brenda pak orësh video bëri xhiron e internetit, me shumë shikime dhe shpërndarje. Po kush është Shei Longan, I lindur në vitin 1988, Logan, dukej i destinuar për një karrierë të nivelit më të lartë. Teksa në vitin 2007 ishte pjesë e Sitit, por pa mundur të shkëlqejë. Vitet e arrta të karrierës 34-vjeçari i pati te Aberdin në periudhën (2014-2021), ku në total regjistroi 211 paraqitje dhe shënoi 11 gola.
Arena e Lajmit

Loading…