Viktimat lëviznin vetëm me mjete të blinduara, por autorët pikasën sot “pikën e tyre të dobët”, hakmarrja për masakrën e 2019-ës pista kryesore

4545454

Viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Panajasë janë identifikuar si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Agim Xhezo, i cili sipas gazetarit Enrik Mehmeti në zonën e Vlorës njihej si “Bushi”.

Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz’ që është bërë shoshë  nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMW” me targa italiane që autorët e dogjën në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Agim Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër, ku një biznesmen u vra për një kalë.

Duket se pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në 2019, viktimat ishin tejet të kujdesshëm në lëvizje, duke përdorur vetëm mjete të blinduara. Ditën e sotme ata nuk e kanë menduar se do të identifikoheshin me mjetin që po përdornin, por autorët që dyshohet se kanë qenë me pagesë, e kanë mirëorganizuar atentatin duke u marrë jetën në vend pasi u zbrazën të paktën 60 plumba kallashnikovi mbi makinë.

Ndërkohë në aksin Levan-Tepelenë, trafiku është rënduar së tepërmi, duke vështirësua dhe mbërritjen e ambulancën së morgut.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×