Pas shakasë me moshën e saj në ‘Emmy Awards’, rrjeti rikthen momentin kur Zendaya shprehu ‘fiksimin’ për Leonardo DiCaprio-n

leonardo-di-caprio-zendaya-panorama-plus-2

Një shaka për Leonardo DiCaprio drejtuar Zendaya-s gjatë ndarjes së çmimeve ‘Emmy 2022’ u bë një nga momentet më të diskutuara të natës së të hënës (12 shtator).

Filloi në mënyrë të pafajshme kur prezantuesi Kenan Thompson tha: “Zendaya është këtu nga Euphoria, përshëndetje Zendaya!”

“Zendaya sapo mbushi 26 vjeç javën e kaluar”, vazhdoi Thompson. “Gëzuar ditëlindjen, gëzuar ditëlindjen. 26 vjeç është një moshë e çuditshme në Hollywood. Dua të them, je mjaft e re për të luajtur rolin e një gjimnazisteje, por je shumë e vjetër për të dalë me Leonardo DiCaprio.”

Shikoni shakanë më poshtë:

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Ndërsa të pranishmit qeshnin, Zendaya mbuloi fytyrën me duar.

Kur momenti bëri xhiron e tij në internet, dikush vuri në dukje se shakaja ishte edhe më ironike pasi Zendaya dikur kishte shprehur pëlqimin për DiCaprion gjatë një interviste në ‘Ellen Show’ në 2016.

Klipi qesharak tregon se ajo zgjedh DiCaprion pa pushim në vend të yjeve të tjerë të pashëm si Michael B. Jordan, Harry Styles dhe Justin Bieber gjatë një loje që vendoset yje të Hollywood përballë.

Kohët e fundit, historia e DiCaprios për lidhjet me vajza nën 20 vjeç u rishfaq pasi u nda me modelen Camila Morrone, e cila mbushi 25 vjeç në qershor. Ylli është i njohur për historinë e tij të përsëritura me vajza midis moshës 18 dhe 25 vjeç – dhe asnjëherë më të mëdha.

Ekziston edhe një grafik që tregon moshën e DiCaprios duke u rritur ndërsa ish-të dashurat e tij janë 25 vjeç. Megjithatë, duket se ky mit do marrë fund së shpejti pasi ai ka nisur një lidhje me Gigi Hadid, e cila është 27 vjeç.  Një person i brendshëm ka thënë se ata “kryesisht janë shoqëruar me miq të përbashkët”, duke shtuar, “dhe disa herë vetëm”. “DiCaprio nuk është dikush që është brenda dhe jashtë marrëdhënieve,” shpjegojnë ata, “Ai nuk nxitohet. Ata po e marrin ngadalë.” Të dy u panë së bashku të shtunën në mbrëmje në një festë të organizuar nga shoku i yllit të “Don’t Look Up” Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në Soho. (KLIKO)

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×