Teksa me Izraelin pamë një stadium të mbushur me mbi 16 mijë vende, ditën e sotme Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore kundër Estonisë dhe interesi për të ndjekur këtë ndeshje është shumë i ulët.
Mësohet se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 3 mijë bileta.
Sa u përket çmimeve, ato janë më të ulëta se me Izraelin.
Bileta më e lirë fillon nga 500 lekë të rinj dhe arrin deri në 12 mijë lekë të rinj te tribuna VIP.
Arena e Lajmit

Loading…