EMRAT/ U kapën në “shtëpi bari” në Angli, dy të rinjtë shqiptarë dalin para gjykatës: Kam vjedhur energji dhe kam…

Police Cannabis Raid

Dy shtetas shqiptarë të arrestuar në Angli në një shtëpi bari në korrik, kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Rolomol Cipi është dënuar me 13 muaj burg për rolin e tij si një kopshtar “i thjeshtë” që mbikëqyrte bimët e kanabisit, ndërsa Dashmir Hazizaj pritet të dënohet muajin e ardhshëm.

Rolomol Cipi u arrestua në një shtëpi në rrugën Alexandrina, në Seaham, nga ku u sekuestruan 48 bimë kanabis nga policia, më 3 korrik. 25-vjeçari, duke folur përmes një përkthyesi shqiptar, së fundmi pranoi se ishte marrë me rritjen e bimëve narkotike dhe se po ashtu kishte vjedhur energji, që e përdorte për llamba.

Po ashtu edhe Dashmir Hazizaj, 24 vjeç, ka pranuar akuzën, ndërsa ai do të qëndrojë në paraburgim para seancës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×