Ten Hag bind mesfushorin për transferimin te Junajtid, gati oferta për të mbyllur marrëveshjen me Barcelonën

Frenki de Jong është objektivi numër 1 i Mançester Junajtidit për mesfushën e skuadrës së Erik ten Hagut. Sipas “The Mirror”, trajneri i ri holandez i “Djajve” e ka bindur ish-lojtarin e tij tek Ajaksi që të lërë Barcelonën dhe t’i bashkohet atij në “Old Trafford” pas një bisede personale, por tani duhet gjetur marrëveshja me katalanasit.

FRENKI DE JONG

Mançesterit iu refuzua një ofertë e parë prej 70 milionë eurosh për 25-vjeçarin. Por Barça kërkon 80 milionë euro dhe palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët në ditët në vijim.

Mançester Junajtidi po kërkon të zëvendësojë pjesët e mesfushës që iu larguan në merkaton e kësaj vere, Pogba, Matiç, por edhe Huan Mata.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×