Konsultimi i Reformës së Vetëqeverisjes Lokale/ Pas Shkodrës dhe Fierit, Alibeaj ndalet në  Vlorë

A3749a78 15eb 4301 B6ef 41fbf1dbab88

Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, pas Shkodrës dhe Fierit ka zhvilluar sot një takim në Vlorë, për konsultimin e Reformës së Vetëqeverisjes Lokale.

“Një pushtet vendor, që në vend se t’u shërbente nga afër njerëzve, e të kontrollohej prej tyre, tashmë është thjesht një zgjatim korruptiv i pushtetit qendror e që shërben vecse për punësime elektorale, për tendera klienteliste dhe për zhvatjen e tokave të bregut dhe ndërtimeve pa fre te oligarkëve për pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit në bregdet. Humbi identitetin dhe historinë e Dukatit e Orikumit, Novoselës e Ksamilit dhe po rrezikon atë të Delvinës. Ka bërë të pamundur administrimin e territoreve dhe interesave të qytetarë të bashkive aktuale, përvecse prodhoi dhe përleshje të turpshme tragjikomike, prej babëzisë,  midis kryeministrit e kryebashkiakut, në mes të Vlorës”, është shprehur ai.

‘Është kjo pasqyra e zymtë dhe fruti i hidhur i “reformës” territoriale të 2014

Pushteti vendor është i qytetarëve e duhet të ndodhet e të ndjehet afër tyre, duhet të jetë pushteti ku vendosin ata dhe kontrollojne ata. Detyrimi ynë është të përçojmë në komisionin e reformës së pushtetit vendor, zërin e tyre. Një reformë që e kthen shërbimin tek njerëzit dhe jo një reformë që i shërben vetëm pushtetit. Një reformë që bën decentralizim real të pushtetit nga qendra në bazë, që mbron traditën, historinë, garanton autonominë ekonomike, vetëqeverisjen dhe mbi të gjitha i jep kontroll real qytetarit mbi të zgjedhurin.

Këto diskutuam gjatë takimit, së bashku me kolegun Arbi Agalliu dhe ekspertin e PD në komisionin e posaçëm, Roland Bejko dhe me përfaqësuesit tanë ndër vite të cdo bashkie në qark, njohës dhe ushtrues të pushtetit vendor. Vlerësime dhe analiza të vlefshme për anëtarët tanë në Komisionin e Reformës së Pushtetit Vendor”, thotë Alibeaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook