13 vite nga vrasja e Fatmir Xhindit, Balla: Për ne mbetet koleg i paharruar, presim që institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën

78787877

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ndodhej sot në qytetin e Fierit, me rastin e ditës së Dëshmorëve të Kombit.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, Balla ka kujtuar ish-deputetin e ndjerë të PS, Fatmir Xhindin, ndërsa tha se presin që drejtësia të zbardhë vrasjen e tij 13 vite më parë në Roskovec.

“Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende është e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtësisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre.  Është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim”, tha Balla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook