U vranë nga diktatura/ Meta nderon kujtimin dhe veprën e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka: Dy korifenj të dritës që ndriçuan ndërgjegjen shoqërore

294513557 595053185323254 4008869512677539339 N

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot në 45-vjetorin e vrasjes nga diktatura dy poetët martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Meta i quan dy korifenj të dritës që ndriçuan ndërgjegjen shoqërore në një periudhë të errët.

“🇦🇱 Në përvjetorin e 45-të të pushkatimit të poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nderojmë kujtimin dhe veprën e tyre të paharruar, si dhe të të gjithë shkrimtarëve dhe artistëve që persekutoi, burgosi dhe vrau diktatura.
Dy korifenj të dritës që ndriçuan ndërgjegjen shoqërore në një periudhë të errët, simbole të fjalës së lirë, guximit, kurajës dhe dinjitetit njerëzor, do të jetojnë përgjithmonë në vargjet e tyre frymëzuese për LIRINË”, shkruan Kreu i Shtetit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×