Fotot nga paparazzi/ Erion Braçe dhe Damian Gjiknuri, takim tipik ‘çunash’

brace-gjiknuri

Teksa si natyrë apo moment politik Partia Demokratike duket më e ‘ngurtë’, krejt ndryshe shfaqet situata në kahun tjetër. Deputetët e Partisë Socialiste kanë treguar me foto e fakte të tjera që mbi të gjitha janë edhe miq të mirë. I fundit është rasti i Damian Gjiknurit dhe Erion Braçes.

Dy figura të larta politike të forcës së majtë, kanë treguar me pak gjeste se kanë edhe një raport shumë miqësor. Në foton e kapur duket qartë relata që këta dy deputet kanë me njëri tjetrin. Teksa Damian Gjiknuri kalon pranë, përshëndetja me Braçen është tipike një përshëndetje çunash.

Ish-ministri i vendos dorën në qafë ish-zv.kryeministrit si për të vërtetuar se para se të jenë bashkëpunëtorë në një forcë janë dy miq të mirë. Ndonëse shpesh Braçe është treguar kritik me qeverinë, ky fakt nuk reflektohet në marrëdhënien e tyre, që duket se po gëzon ende ditë të mira.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×