Arrestohet 27-vjeçarja në Bilisht/ Pasi prishi qetësinë publike bashkë me motrën, fyeu dhe goditi efektivët e policisë, në 2018 i… (EMRI+FOTO)

Trkyuk

Një 27-vjeçare është vënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në pranga, pasi ka prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.

Veprimet e dy motrave kanë shqetësua banorët e zonës dhe kanë rënë në sy të oficerëve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë, por çuditërisht kanë hasur në rezistencën e 27-vjeçares Deizi Arapi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.

Ndërkohë, vajza në fjalë nuk është emër i panjohur për forcat e rendit, pasi më 30 tetor të vitit 2018 asaj i është djegur automjeti tip “Smart” jashtë banesës së saj.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, një automjet tip Smart është djegur në qytetin e Bilishtit”, njoftonin asokohe uniformat blu.

Sipas policisë automjeti tip “Smart” me targa AA 311 JI, ka qenë i parkuar në rrugë në kohën që ka shpërthyer në flakë. Policia asokohe dyshoni se zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe sipas hetimeve rezultoi se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje midis vajzave.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×