
Plot 5.1 miliardë njerëz kanë ndjekur drejtpërdrejtë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
BBC-ja ka raportuar të hënën se funerali i saj është parë nga afërsisht 63.2 për qind e popullsisë së botës.
Sipas raportimit, kjo është ngjarja e vetme e një rëndësie të tillë që është transmetuar drejtpërdrejtë.
Në Pallatin Uindsor është mbajtur ceremonia përmbyllëse e varrimit të Mbretëreshës britanike, Elizabeta II.
Udhëheqësi i ceremonisë, David Conner, u ka thënë mysafirëve se janë mbledhur për “t’ia dorëzuar Zotit, shpirtin e shërbëtores së saj, Mbretëreshës Elizabeta”.
“Në kohën e ndryshimeve kaq të shpejta, në këtë botë me probleme, qetësia e saj dhe prezenca dinjitoze, na ka dhënë besim për t’u përballur me të ardhmen, ashtu siç është përballur ajo, me kurajë dhe shpresë”.
Kjo ceremoni është përmbyllur me këngë kishtare.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në histori.