DETAJET/ Plagosja e 23-vjeçarit në Tiranë, si nisi sherri në lokal dhe degradoi në përdorimin e armës

Img 20220430 224215 1280x592

Një sherr për motive banale i ndodhur në lagjen “Tasim Shehu”, të kryeqytetit, mbrëmjen e djeshme ka degjeneruar deri në përdorimin e armës duke shkaktuar plagosjen e një personi.

Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të mësojë se shtetasi me inicialet A.O., 49-vjeç ka plagosur 23-vjeçarin me iniciale R.M., pasi më parë ishin zënë në një lokal të zonës.

Pas përplasjes në lokal, 49-vjeçari e ka qëlluar të riun me armë në një rrugicë aty pranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×