“Kemi arritur në vendin ku çdo gjë mund të ndodhë”, Berisha: Sistemi fiskal për bujqësinë, armiqësor. Rama do të legalizojë paratë e krimit, biznesit të vogël i vendos taksë të re

Berisha 3

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot nga Durrësi se sot kemi arritur në vendin ku çdo gjë mund të ndodhë. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin për situatën e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi, për çmimet e larta, për problemet në bujqësi etj.

Berisha tha se Rama do të legalizojë paratë e krimit dhe i vendos biznesit të vogël një taksë të re.

“Emergjent reagimi dhe përgjigjja ndaj këtij regjimi. Ku kemi arritur sot ne, të flasim të vërtetën. Kemi arritur në vendin ku çdo gjë mund të ndodhë. Ku lufta kundër krimit trajtohet me ‘mirë po bëjnë, vrasin njëri-tjetrin’ dhe ajo shkon duke u përhapur duke e bërë gjithmonë e më të pasigurt vendin. Në qoftë se do të studioni sistemin fiskal për bujqësinë është absolutisht armiqësor, është se si ta detyrosh atë të therë lopën, të mbyllë serën, njeriun që jeton me çurgun e djersës të tërhiqet dhe të mos mbajë familjen, t’i përzërë djemtë e vajzat jashtë vendit. Këtej thotë të legalizojmë paratë e krimit, këtej i kthehet biznesit të vogël dhe i vendos një taksë të re, të cilën e kishte premtuar që gjer në vitin 2029 nuk do ishte se ai mendon se do vazhdojë sa ta lejojë jeta.

Me të rinjtë rregulla të cilat i përjashtojnë nga mundësia e universitetit, praktika të cilat i detyrojnë të largohen. Gjithçka bëhet për të konsoliduar bindjen se Shqipëria nuk bëhet.

Pse duhet të kemi sot çmimet më të larta, më të larta se Kosova, Maqedonia, më të larta dhe se mesatarja e BE-së. Absolutisht të gjitha për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit të qeverisë.

Unë mund të them se ai që vjedh, ai nuk ka asnjë lloj morali tjetër përveç të hajdutit. Nuk mund të imagjinoj qeveritarë të cilët rrisin borxhin, marrin miliarda borxh. Pse e merr këtë borxh, po rrit rrogat? Sot de fakto rrogat as indeksim nuk kanë. Borxhi 107% ku shkoi. Miliarda janë vjedhur. Ju dëgjuat që pensionisti në azil, në shtëpi kujdesi del milioner me 30 mln euro të dërguara nga qeveritarët për t’i fshehur. Imagjinoni ju sa fshehin këta of shorë. Nuk kushton rruga 22 mln euro, por 22 mn euro ndahen, vidhen. Rruga në fushë në gjithë Europën kushton 2 mln euro. Ka çmim standard. në Shqipëri rruga në fushë kushton 22 mln euro. Në Shqipëri tenderat fitohen me 99.9”, deklaroi Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×