Shoqëroi Ervis Martinajn dhe një vajzë me “Audi A8”, gjykata merr vendimin për agjentin e policisë Jeton Lami

Lami Ne Gjykate

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit për agjentin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami, i cili u vu në pranga ditën e djeshme.

28-vjeçari është lënë në arrest me burg.  Lami u akuzua për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur një person të shumëkërkuar, nuk ka marrë masa për kapjen e tij dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij.

Lami banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para hetuesve, por ka folur avokati i tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×