U përplas me biçikletë dhe mori dëmtime në kokë, 5-vjeçari nga Maliqi transportohet drejt Traumës

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738

Një 5-vjeçar është paraqitur në spital për mjekim pasi është përplasur aksidentalisht nga një i mitur me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan në Maliq.

Ndërkohë pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

“Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×