Berisha “non grata” nga Britania, reagon Paloka: Kot i harxhoni milionat për lobime, edhe kur ta shpallë Zelanda e Re…

294446364 2988642698100363 117479519408084058 N

Kreu i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka, reagon pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur “non grata” kryedemokratin Sali Berisha.

Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka thekson se nëse dikush mendon se shqiptarët që mbështetën Berishës pas shpalljen non grata nga DASH, do të impresionohen kur këtë ta bëjë Zalanda e Re, atëherë sipas tij, e kanë gabim.

“Deri sa te vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” ne kete vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh ne opozite dhe kete ju a thoni duke mbajtur ne krah Ramen , kot i harxhoni milionat per lobime.

Ky do jete qendrimi edhe kur te njejtin vendim ta shpalle Zelanda e Re…E ne se dikush mendon se shqiptaret qe reaguan me qendrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do impresionohen kur kete ta bej Zelanda e Re, thjeshte jetojne ne realitet tjetër”, shkruan Paloka.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×