Bordura metalike e shkatërruar, copat e makinës të shpërndara në rrugë, shihni pamjet nga vendi i aksidentit të rëndë në Vlorë

Aksidenti Vlore

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku është përfshirë një familje.

Aksidenti ndodhi rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ku mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Për shkak të përplasjes ka humbur jetën fëmija 6 vjeç dhe janë plagosur babai, nëna dhe motra 3 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e vendit ku ndodhi aksidenti tragjik dhe siç shihet gjurmët janë të forta. Në rrugë janë shpërndarë copa të makinës, e cila është përplasur dhe me bordurën anësore duke e shkatërruar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×