“Ndërtimi i urës së re e lë qarkun e Kukësit pa hyrje në Rrugën e Kombit, kemi pasur protesta”, pas ankesës Rama i ndërpret fjalën Gjicit, i kujton kohën (Video)

Gjici

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në takimin e sotëm që kryeministri Rama ka zhvilluar me disa nga kryebashkiakët për bilancet e qeverisjes vendore ka ngritur një shqetësim madhor për qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ku është shprehur se ndërtimi i urës së re e lë Kukësin si xhep, pa hyrje-dalje në “Rrugën e Kombit”.

Gjici tha se ky është një problem madhor për këto tri qytete dhe ka pasur protesta nga qytetarët dhe shoqëria civile. Gjithashtu ai u shpreh se i ka dhënë një projekt-ide ministres Balluku, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Por pa mbaruar ende fjalën, kryeministri Rama, i ndërpreu fjalën duke i treguar se po i mbaron koha në dispozicion. (Video: minuta 37)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×