Jo vetëm Partizani dhe Laçi, por në stadiumin “Elbasan Arena” do të luajë ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve edhe Tirana.
UEFA ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare se Tirana-Dudelanzh do të zhvillohet më 12 korrik ora 20:00 në Elbasan.
Por pse skuadrat e kryeqytetit nuk luajnë dot në “Air Albania”?
Mund të tingëllojë çuditshëm, por FSHF ua ka hequr këtë mundësi klubeve dhe tifozëve për të qenë sa më afër ekipeve të zemrës me argumentin se “do të bëjë mbjelljen e barit gjatë kësaj periudhe”.
Vetë FSHF nuk ka bërë një sqarim zyrtar, por lajmi u konfirmua nga klubi i Partizanit, duke qenë se pati një “reaksion” nga tifozët e kuq për faktin pse luhej në Elbasan ndaj Saburtalos (14 korrik, ora 20:00) për Ligën e Konferencës dhe jo në “Air Albania”.
Një situatë që përsëritet me stadiumet dhe që largon tifozët. Në Elbasan do të luajë edhe Laçi më 7 korrik ora 20:00 ndaj malazezëve të Iskras, duke qenë se nuk ka një stadium që të plotësojë kriteret e UEFA-s.
Arena e Lajmit

Loading…