Kristiano Ronaldo ka premtuar se do të qëndrojë te Mançester Junajtidi edhe këtë sezon, por në Itali pretendojnë të kundërtën. Për sulmuesin portugez i cili shënoi 24 gola në sezonin e tij të parë në “Old Trafford” pas rikthimit, “La Repubblica” shkruante një ditë më parë se ai dëshiron të largohet nga “Djajtë” këtë verë, pasi nuk ndihet pjesë e projektit të trajnerit të ri Erik ten Hag, edhe pse ky i fundit ka deklaruar publikisht se e do në skudër.
37- vjeçari nuk do të luajë në Champions për herë të parë këtë sezon dhe sipas tyre Roma dhe Sportingu i Lisbonës shihen si destinacionet e mundshme të sulmuesit. Por, problemi është se asnjë prej këtyre klubeve nuk arrin dot ta përballojë rrogën e yllit portugez, i cili paguhet me 480 mijë paund në javë në “Teatrin e Ëndrrave”, edhe në rast se ai do pranonte ta ulte atë.
“La Repubblica” nënvizon se menaxheri i CR7-ës, Zhorzh Mendesh është vënë në kërkim të një klubi të ri për klientin e tij më të famshëm dhe Roma e Murinjos është një destinacion i mundshëm. Mirëpo, edhe italianët do të luajnë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm. Por, te klubi i tij i parë, Sportingu i Lisbonës, ku ai ka thënë se do donte të rikthehej një ditë, Kristiano do të mund të luante në Ligën e Kampioneve.
Arena e Lajmit

Loading…