
Një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta zhvilloi një konferencë për mediat nga selia e LSI.
Ai u shpreh se nuk synon të marrë drejtimin e LSI, duke theksuar se është krenar për këtë forcë politike që ka krijuar.
Njëkohësisht Meta ka rimarrë kartën e anëtarësimit, duke u shprehur: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse e lashë me vullnet të lirë para 5 vitesh për shkak të rrethanave, pas një ngërçi artificial politik. Jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit dhe për tu bashkuar për sovranitetin e Shqipërisë që i përket drejtpërdrejtë popullit. Zvicra s’ka asgjë më shumë se Shqipëria, vendi ynë ka më shumë. Duhet referendum dhe duhet patjetër, është partia e popullit të 2 marsit. Erdha këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI. Edhe sepse jam krenar që në 2004 krijova një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Europian të vendit që mbahej peng nga PS”, tha ai.
Gjithashtu Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ndryshimeve të këtij të fundit në qeveri. Po ashtu ai theksoi se është kryeministri Edi Rama ai që po mban peng integrimin e vendit drejt BE-së.
Arena e Lajmit