FOTO/ Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë

kendric-lamar

Reperi i njohur Kendrick Lamar dhe e fejuara e tij Whitney Alford duket se kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

34-vjeçari, publikoi kopertinën e albumit të tij të ardhshëm “Mr. Morale & the Big Steppers”, përmes së cilës  zbuloi gjithashtu se ai dhe e fejuara e tij Whitney Alford mirëpritën në fshetësi një vëlla ose vëlla për vajzën e tyre dyvjeçare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.

Në kopertinën e albumit, të fotografuar nga Renell Medrano e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, Kendrick ka të vënë një kurorë me gjemba me një armë të futur në pjesën e pasme të pantallonave të tij, ndërsa mban në krahë vajzën e tij, e cila lindi në korrik 2019 .

Në sfond, Whitney është e ulur në një shtrat duke mbajtur në dorë një fëmijë të porsalindur.


Për momentin, është e paqartë nëse Kendrick dhe Whitney kanë mirëpritur zyrtarisht një fëmijë tjetër, pasi ata kurrë nuk njoftuan se ajo ishte shtatzënë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook