“Nga sot nis puna”/ Meta flet pas Konventës, pyetet për takim me Berishën, ja përgjigjja

Ilir Meta

Ilir Meta ka folur për mediat pas Konventës Kombëtare ku u caktua kryetar i Komiteti Organizator për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Meta tha se “tani është liria dhe referendumi që do qëndrojë si shpata e Demokleut mbi këtë klasë politike dhe atë të ardhshme dhe që do çojë përpara dhe procesin e integrimit europian të vendit”.

I pyetur nëse do e takojë kreun e PD-së Sali Berisha, Meta tha se nga sot nis puna.
“Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje sepse në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme e cila do jetë jam i sigurt një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve, të intelektualëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre, të familjeve të tyre dhe atdheut tonë”, u shpreh Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×