
“Thonë pse po i hynë kësaj lufte, ca të duhet, ca do fitosh, tregtarët hyjnë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë në të gjitha betejat për të cilat iu kërkon vendi, dhe ka beteja për të cilat, që ia vlen dhe të vdesësh. Sot me besa besë, me gjithë shqiptarët e ndershëm, me popullin e 2 marsit të shpallim non-grata kleptokracinë, të shpallim non-grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit”, kështu deklaroi ish-presidenti Ilir Meta gjatë Konventës Kombëtare të LSI.
“Prandaj nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për t’ju kërkuar që t’u tregojmë të gjithëve atyre shqipfolëseve gjakprishurish se ne jemi një popull me dinjitet, europoian, që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj, dhe mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një bazë logjistike për krimin e organizuar, tu themi që ky është vendi ynë, me të cilin askush nuk mund të luaj, kemi vetëm një rrugë, dhe është referendumi”, shtoi ai më tej.